Njerëzorja kalbet nën plehun e jonjerëzores!

Të gjithëve është duke na habitur dhe shqetësuar ndryshimi i madh i motit, por thuajse asnjërin nga ne nuk e trishtojnë lumenjtë dhe livadhet e shndërruar në depo mbeturinash, e ku njerëzorja kalbet nën plehun e jonjerëzores.
Ndërkohë harrojmë se natyra të lejon ta dhunosh, por kurrë nuk ta falë dhe, prandaj ndodhë që në mes të verës të bie borë, e gjatë dimrit të gjelbërojë kullosa!
Siç harrojmë se ndotja e natyrës e pasqyron shkallën e vetëdijes sonë, mungesën e arsimimit dhe edukatës elementare si dhe mospasjen frikë Zotin por vetëm policin me shkopin e gomës në dorë.
Pra kjo e pasqyron të vërtetën se shumica prej nesh as që e dinë se asnjë virus nuk e rrezikon këtë planet dhe gjininë njerëzore në të sa ai i quajturi – Njeri!
Ky ‘virus’ pamëshirshëm e ndot, e helmon dhe e shkatërron faltoren dhe shtëpinë e vetme dhe të përbashkët që na e ka dhuruar Zoti – Natyrën!
Dhe kundër këtij ‘virusi’ prej moti është zbuluar ilaç, por atë e fshehin nga ne injorantët tanë që kanë zaptuar shkolla e xhami!
Ai ilaç përbëhet nga ngritja e vetëdijes nëpërmjet arsimimit, edukatës familjare dhe leximit! (Kim Mehmeti)