Një vit nga vdekja e Adem Mikullovcit

Adem Mikullovci, kishte ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Lajmi për vdekjen e tij ishte konfirmuar nga bashkëshortja përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.

Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Në vitin 2017, Mikullovci ishte zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se, pas vetës ka lënë një krijimtari të suksesshme me role të shumta në filma të ndryshëm.