Një vit më parë ishin të ndarë, sot festojnë ribashkimin e tyre

Një nga çiftet më simpatike në botën e futbollit, Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann janë bërë bashkë përsëri. Një vit më parë ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre romantike.

Por viti i ri e ka gjetur yllin e Aston Villës përsëri bashkë me futbollisten zvicërane.

Dy sportistët kanë publikuar foto së bashku dhe nuk kanë kursyer as komentet e dashurisë për njëri tjetrin në rrjetet sociale.