Një viktimë dhe 141 raste të reja me Covid-19, shërohen 161 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1885 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,083 persona.

Prej tyre, 8,248 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.