IGFM viziton Erxhan Ibishin, kumanovarin e rrahur nga policia

Kryetari i nderit në Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriu (IGFM), Idriz Sinani, ka vizituar kumanovarin Erxhan Ibishi, i cili është rrahur në mënyrë brutale nga policia.
Në takimin e realizuar, Sinani prej së afërmi është bindur për brutalitetin policor të ushtruar ndaj Ibishit, duke i premtuar se IGFM do ta

“Do ta informoj selinë e IGFM-së në Gjermani për rastin, por do t’i informojmë edhe të gjitha instancat ndërkombëtare për këtë brutalitet, duke filluar nga OSBE, BE, selinë e NATO-s, e deri te Kombet e Bashkuara. Është e pa lejuar dhe jashtë çdo logjike që dhunë e tillë të përdoret në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jam i bindur se motivi për rrahjen e Erxhanit është etnik. Dhuna në stacion policor, ndaj një personi që nuk bën rezistencë, na kujton kohërat e errëta që i kemi kaluar”, thotë Idriz Sinani për Gazetën Lajm.

Sinani thekson se IGFM do ta përcjellë edhe procesin gjyqësor, që do të zhvillohet ndaj policit Mihajlloviq.

Ibishi ka deklaruar për Alsat M se është rrahur nga polici Stefan Mihajloviq, pa asnjë justifikim brenda hapësirave të SPB Kumanovë, të shtunën 9 gusht.

“I lidhur kam qenë me duar nga prapa dhe sa u ula edhe ai erdhi në ato momente dhe filloi të më godasë me grushte nëpër fytyrë”, deklaroi Erxhan Ibishi.
Erxhani thotë se prangosja e tij ka ndodhur pas asnjë rezistencë apo shkëmbim fjalësh.
“Jo nuk ka rezistuar vetëm se ju ka thënë tani po dal pse po më kapni menjëherë me dhunë!? Mua më nxorën jashtë, pastaj më morën edhe mua në stacion. Në pyetje më ka marr ai polici që e ka rrahur Erxhanin me tha pse nuk dolët menjëherë, i thash a na thatë që e kemi të ndaluar hyrjen! Kam dëgjuar në qelinë tjetër duke bërtitur dhe zhurma të goditjeve.”
Por, një denoncim i ri i tij në SPB Kumanovë ka bërë që rasti të hetohet nga kontrolli i brendshëm i MPB-së. Në pritje të raportit nga Ministria e Brendshme, për ushtrim të tepër të dhunës, Alsat mëson se ngjarja nuk ka qenë e raportuar as në buletinin ditorë të punës së policisë në MPB Shkup.