Një veturë nga Gostivari aksidentohet në Shqipëri, raportohet për një viktimë

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga aksidenti në Elbasan, ku për fat të keq një vajzë në moshën 8-vjeçe ka mbetur e vdekur.

Mësohet se makina me targa maqedonase ka qenë duke ardhur nga Elbasani për në drejtim të Peqinit dhe në kthesë mjeti golf maqedonas ka humb kontrollin ku i ka prerë rrugën mjetit tjetër.

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja Trendelina Behari  duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa banues në Kavajë”- njofton policia.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen Behari

Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja T. B. dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi A. H. dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.