Një tjetër ndeshje, një tjetër rekord për LeBron James

LeBron James festoi dje ditëlindjen e tij të 36-të dhe ishte një ditëlindje për të mbajtur mend, pasi që ai arriti një tjetër moment historik e të paharrueshëm në NBA.

Ylli i Los Angeles Lakers, u bë lojtari i parë në NBA me 1.000 ndeshje radhazi me dy shifra të shënuara të Mërkurën ndaj San Antonio Spurs.

Herën e fundit kur James nuk arriti të shënonte të paktën 10 pikë në një ndeshje ishte më 5 janar 2007.

Ai atë botë pati vetëm tetë pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime në fitoren e Cleveland Cavaliers ndaj Milwaukee Bucks.

James ka vetëm 8 ndeshje në të gjithë karrierën e tij që ai nuk ka arritur të shënojë më shumë se 10 kosha në ndeshje, 6 para tyre gjatë sezonit kur ishte shumë në 2003-04.