Një tifoze kalon gjitha pengesat dhe takon Messin gjatë ndeshjes, sigurimi shkakton kaos me hyrjen në fushë

Për ta takuar Lionel Messin ia vlen të rrezikosh. Për të pasur një foto me tetë herë fituesin e Topit të Artë ia vlen të marrësh edhe një dënim për disa vite mos të futesh në stadium.

Sigurisht që ylli argjentinas ka miliona fansa nëpër botë, por të paktë janë ata që kanë një foto me të.

Një tifoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrezikuar gjithçka duke u futur në fushë në sfidën Inter Miami – Colorado Rapids për ta takuar nga afër Lionel Messin.

 

Momenti ka ndodhur në kohën shtesë të ndeshjes, derisa është ende e paqartë se si arriti tifozja të futej në fushë për t’i ikur gjithë sigurimit.

Por ajo ia arriti qëllimit të bëj një ‘selfie’ me Messin, derisa u shkaktua kaos në fushë ku rreth 10 pjesëtarë të sigurimit u futën për ta larguar atë së bashku me truprojën personale të Messit, Yassine Chueko.

Gjithsesi video në fjalë është bërë virale, derisa tifozja ka marrë lëvdata nërrjetet sociale për guximin që të futet në fushë dhe ta takoj nga afër idhullin e saj. /Telegrafi/