Një thirrje publike, çka po e vret rininë tonë?!

Shkruan: Naser Pajaziti

Brenda një periudhe të shkurtër dy të rinj në Shkup ndërruan jetë në rrethana të dhimbshme për familjet, por edhe mbarë opinionin.

Kjo tragjedi preku thellë jo vetëm familjet e tyre, por edhe mbarë shoqërinë tonë, por duke qenë edhe një alarm për trajtim dhe ndërgjegjësim.

Mjaft më me tema për konsum dhe përfitime politike!

Në vend të kësaj, institucionet, shoqëria jonë, politika, media të fokusohemi se çka po ndodhë me të rinjtë tanë, të trajtohen e adresohen problemet që i po shqetësojnë ata, duke nisur nga familjet tona, shkollat dhe në të gjitha nivelet shoqërore dhe institucionale.

Ky moment duhet të jetë pikënisja e një debati të gjerë publik dhe institucional, për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh dhe për të përcaktuar se cilat masa duhet të merren për përkujdesje dhe trajtim, përfshirje sociale.

Të veprohet në kohë për të parandaluar këtë të keqe që po rrezikon gjënë më të shtrenjtë në familjet tona.

Boll më me politika shterpe të kazanit kundërmues politik, sepse kështu po vrisni të ardhmen!