Një tërmet godet rajonin mesdhetar të Turqisë

Një tërmet me fuqi prej 4 ballë sipas Rihterit goditi sot në mëngjes rajonin mesdhetar të Turqisë.

Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e distriktit Kas në provincën jugperëndimore turke të Antalyas në orën 08:20 të mëngjesit sipas kohës lokale

Tërmeti ndodhi 92 kilometra larg Kasit, në një thellësi prej 42 kilometrash.

Nuk ka raporte për viktima.