Karrige me peshqir pranë Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Hoti

Hasan Mani, një qytetar i Kosovës, ka vendosur një karrige me peshqir dhe lule në sheshin e Prishtinës.

Ai këtë e ka bërë në shenjë proteste për seancën e sotme të Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ai ka vendosur edhe disa letra me shënime protestuese.