Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Llojan të Kumanovës

Një shtetas i Republikës së Kongos është gjetur i pajetë në oborrin e një objekti fetar në fshatin Llojan të Likovës, njoftoi sot Policia e Kumanovës.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen pa dhunë në trupin e të ndjerit.

“Dje në ora 06:00 në njësinë policore në Mateç është raportuar se një person është gjetur i vdekur në oborrin e objektit fetar në fshatin Llojan. Një mjek i ambulancës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Nga kontrolli i kryer nga ekipet policore nga SPB Kumanovë, është konstatuar se bëhet fjalë për BK (41) nga Republika e Kongos, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për varrim.