Një shkupjan gjendet i vdekur në Cërni Vërv

Një shkupjan 45 vjeçar gjendet i vdekur në Cërni Vërv.

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se i vdekuri U.F. është gjetur dje në orën 16.15 minuta nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa zhdukjen e tij një ditë më parë e kishte paraqitur bashkëshortja e tij.

Në afërsi është gjetur edhe makina e tij “lada niva”m me targa të Shkupit. Është ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.