12 viktima, 46 të infektuar me virus dhe 526 të shëruar

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 378 testime të realizuara, 46 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Shkup-22, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Strugë-7, Ohër-3, Kavadarci-4, Gostivar-3, Makedonski Brod-1, Resnjë-1 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 526 pacientë të shëruar nga virusi, ndërkaq 12 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.