Një qytetar me armë të plastikës friksoi qytetarët (Video)

Një person me armë të plastikës paraditen e sotme ka frikësuar qytetarët në Aerodrom të Shkupit. Për rastin në fjalë në rrjetet sociale janë publikuar disa video.

Për TV21 rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke shtuar se personi është arrestuar.