Një porosi për Xhakën dhe Shaqirin

Shkruan: Enver Robelli

Zvicra i ka 8.7 milione banore. Prej tyre 300 mije mund te jene shqiptare apo me origjine shqiptare. Mbesin edhe 8.4 milione zvicerane dhe te tjere nga shume ane te botes. Do te ishte mire qe futbollistet e Zvicres me origjine familjare nga Kosova ndonjehere te mendonin edhe per 8.4 milione banore te tjere. Fundja, futbollistet me prejardhje shqiptare vullnetarisht kane pranuar te luajne per kete vend. Madje duke luajtur per Zvicren kane arritur majat e suksesit. Perfitimi ka qene i dyanshem. Askush nuk ju kerkon ketu futbollisteve me origjine shqiptare te distancohen nga Kosova. Por gjithashtu futbollistet eshte mire te mos lejojne te instrumentalizohen nga politika ne Kosove. Ata jane sportiste dhe jo ushtare skenderbegiane ne beteja me armiq shekullore, qofshin ato beteja reale apo imagjinare. Ne fund te fundit: eshte fjala per sport. Kete duhet ta kene parasysh edhe politikanet shqiptare. Betejat per vitin 1389 lirisht mund t’ua leme ultranacionalisteve, pra fqinjve veriore te Kosoves. E ardhmja e shqiptareve duhet te jete e orientuar drejt vlerave perendimore, tolerances, mirekuptimit dhe patriotizmit vetembrojtes. Shume futbolliste me origjine shqiptare ne Zvicer gjenden para pritjeve qe nuk mund t’i plotesojne njekohesisht: te jene lojale ndaj Zvicres, te jene patriote ndaj vendit te origjines (kete e presin jo vetem prinderit) dhe te jene sportiste shembullore. Me se miri eshte te jene sportiste shembullore. Sepse edhe brohoritjet qe vijne nga albanosfera shpejt mund te kalojne ne te kunderten e tyre. Atyre qe mbajne mend pak, u kujtohet se si Valon Behrami ofendohej nga “patriotet” shqiptare me thirrjet “Valon magjupi”. Ai nuk kishte bere asnje mekat: ai vetem po luante per kombetaren e shtetit ku familja e tij kerkoi strehim nga perndjekja politike. Ne krejt tollovine e diteve te fundit nje gje duhet veçuar pozitivisht: numri i shqiptareve ne Zvicer qe jane te afte dhe kane vetebesim te kundershtojne fushatat raciste eshte ne rritje. Numri i shqiptareve qe te qenmit zviceran e konsiderojne diçka te vetekuptueshme, eshte ne rritje. Numri i shqiptareve te integruar eshte ne rritje. Numri i bizneseve me pronare apo udheheqes shqiptare eshte ne rritje (mbi 3 mije). Numri i shqiptareve ne funksione te rendesishme publike ne Zvicer eshte ne rritje. Por kjo nuk eshte arsye per rrahje gjoksi. Sukseset jane individuale. Rruga nga suksesi individual ne sukses kolektiv eshte e gjate. Per kete duhet organizim serioz dhe jo kalerime egoiste, improvizime dhe diletantizem, siç verehet ende dhe aq shpesh ne jeten e komunitetit shqiptar.