Dje është raportuar në polici se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
“Më 01.04.2022 në ora 16:30 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se i ndjeri V.D. (60) nga Gjevgjelia është gjetur në shtëpinë e tij”, njoftojnë nga MPB.
Një mjek i ambulancës ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.