Një person hidhet nga ndërtesa e konvikteve në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore në rrethana ende të panjohura është hedhur nga kati i katërt i Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha përmes telefonit ka konfirmuar se rasti ka ndodhur pasdite dhe se personi është dërguar urgjentisht në QKUK.

“Sot, rreth orës 17.20, ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë shkuar te Qendra e Studentëve dhe një person është përcjellë me autoambulancë në drejtim të Klinikës Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat e tjera”, ka thënë Hoxha.

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të Ministris së Shëndetësisë tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme. Sipas një dëshmitari që po qëndron në karantinë, personi ka kërcyer nga kati i katërt.

Disa mediume kosovare tashmë raportojnë se bëhet fjalë për një 26 vjeçar i cili tashmë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.