Një mural i jashtëzakonshëm për Maradonën vjen nga Siria që u shkatërrua nga luftërat

Në çdo cep të botës janë bërë nderime për njeriun që i dha shumë futbollit, duke i cilësuar si një nga më të mëdhenjtë në histori të këtij sporti.

Një vepër e jashtëzakonshme në nderim të Maradonës vjen nga Siria e shkatërruar.

Një artist i njohur sirian, Aziz Asmar, ka bërë një mural në një shtëpi të shkatërruar në Siri, menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e Maradonës.

Asmar është i njohur për punimet zbukuruese në mbetjet e bombardimeve që ka lënë lufta në Siri, por kjo me Maradonën, është bërë virale në mediet sociale.