Detaje nga ceremonia e varrimit të legjendës Maradona

Maradona u varros në periferi të Buenos Aires, vendi i njëjtë ku pushojnë përjetësisht prindërit e tij.

Lamtumira e fundit për kampionin e botës së vitit 1986 u ndoq nga 200 njerëz.

Më herët, trupi i tij ishte vendosur në pallatin presidencial, ku me mijëra njerëz u mblodhën për të përshëndetur njeriun që realizoi ëndrrën e tyre.

Nga aty, me përcjellje shtetërore, kortezhi është nisur për në varrezat e Bounes Aires.