Një muaj paraburgim ndaj personit që e goditi për vdekje sirianen në Harilaq (VIDEO)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të V.B., i cili dyshohet se më 11 mars fshatin Harilaq të Lipjanit e kishte goditur me veturë sirianen E.N.A, e cila më pas ka vdekurm, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit  kundër  të pandehurit  V.B.  e ka aprovuar si të bazuar, të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës 17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës dhe duke mos pasur kujdes ndaj këmbësorëve në rrugë, e godet këmbësorin tani të ndjerin E.N.A, i cili ka qenë duke e kaluar rrugën me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet ku këmbësori E.N.A si pasoj e këtij aksidenti, ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Klan Kosova ka raportuar për këtë rast, më poshtë e keni linkun për detaje të tjera rreth ngjarjes: