Një litër benzinë, 111,5 denarë! Shtrenjtohet benzina, çmimi i naftës mbetet i njëjtë

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të shtrenjtohet për 2 dhe 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës mbetet i njëjtë, përcjell TV21. Për tre denarë do të shtrejtohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 109 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 111,5 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 99,05 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 98,05 (denarë/litër)