“Një litër benzinë 109 denarë”, shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

Prej mesnatës çmimi i benzinës BS-95 do të rritet për tre denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 dhe naftës do rritet për 2,5 denarë, përcjell TV21. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 107 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 109 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 97,05 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 95,05 (denarë/litër)