Një kamion “iveko” ka dalë nga rruga, shoferi është i lënduar rëndë

Një automjet transportues “iveko” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.F. (56) nga fshati Strimnicë, dje ka dalë nga rruga rajonale Dibër – Hanet e Mavrovës, para udhëkryqit për në fshatin Rostushë.

Sipas MPB-së, shoferi është lënduar rëndë dhe është transportuar në Spitalin klinik Tetovë.

Rasti është denoncuar rreth mesditës pas çka një ekip nga komisariati i Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.