Një i vdekur, dy të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Ohër- Kërçovë

Një i vdekur dhe dy persona të lënduar në aksidentin e rëndë të komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër- Kërçovë.

Deri te aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18 në segmentin rrugor mes fshatrave Pesoçan dhe Arbinovë ka ardhur gjatë një përplasje direkte të automjetit të udhëtarëve dhe automjetit të ngarkuar ku në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi i makinës, derisa lëndime të rënda trupore kanë marrë dy personat në furgon.

Nga goditja e fuqishme është djegur tërësisht automjeti i ngarkuar.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB- Ohër që të vërtetohen rrethanat dhe shkaqet që ka sjell deri te aksidenti.

Kjo pjesë e autostradës është në ndërtim qe disa vite, në disa pjesë zhvillohen punime dhe relativisht është dobët i shënuar dhe siguruar.