Një i lënduar rëndë dhe 11 lehtë, nga rrokullisja në Serbi e autobusit të Maqedonisë

Një person është lënduar rëndë, kurse 11 të tjerë më lehtë, në aksident trafiku që ndodhi në rrugën magjistrale Bllace- Beloljin në Serbi, në momentin që autobusi me targa të Maqedonisë Veriore, është rrokullisur në afrësi të Kopaonikut të Serbisë, transmeton Gazeta Lajm.
Siç ka njoftuar Televizioni shtetëror i Serbisë RTS, personi rëndë i lënduar, menjëherë është dërguar në Spitalin e Prokupljes, ndërsa personat tjerë të lënduar lehtë, janë ndalur për mjekim të mëtutjeshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Bllace. Ndërkohë që shkaqet e aksident akoma nuk janë mësuar, shoferët tregojnë se bëhet fjalë për një segment rruge të vështirë, ku shumë shpesh ndodhin aksidente trafiku me pasoja.