Aksidenti në Serbi, shkak shpejtësia e madhe në një rrugë në rikonstruktim

Një autobus nga Maqedonia e Veriut i cili po transportonte udhëtarë drejt Kopanikut është përmbysur në Serbi në rrugën Prokuplje-Bllacë. Në aksident janë lënduar dhjetëra persona, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime më të rënda. Sipas informacioneve jozyrtare deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos-respektimit të shpejtësisë në një rrugë e cila tashmë disa muaj është në fazën e rikonstruimit. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se ambasada e Maqedonisë së Veriut në Serbi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e atjeshme./Alsat