Një helikopter i dyshimtë fluturon disa herë mbi Jarinjë

Një helikopter ka fluturuar disa herë rresht të dielën mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Ky helikopter nuk kishte ndonjë mbishkrim, andaj as policia nuk kanë arritur ta identifikojë se kujt i përket, raporton klankosova.

Kujtojmë se masa e reciprocitetit për targat ka hyrë në ditën e shtatë dhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, po përcillet me protesta nga ana e qytetarëve serbë.

Megjithatë, pas incidenteve në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri sot raportohet të jetë e qetë.