Një gabim historik i BE-së

Shkruan: Sadri Ramabaja

Në një analizë të veçantë me titullin sinjifikativ “Zbulohet: Si u bë marrëveshja në strehën e Stalinit”, të publikuar më 5 qershor 1999 “The Guardian” nënvizon parakushtet që delegacioni amerikan ia kishte parashtruar delegacionit rus rreth zhvillimeve të pritshme, atëbotë në Kosovë:

“E para, ishte që amerikanët dhe NATO-ja nuk do të tërhiqeshin nga kushtet e tyre. “Përfundimi ynë është se të gjithë forcat serbe, ose pothuajse të gjithë, duhet të largohen nga Kosova. Dhe ato duhet të zëvendësohen nga një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, me një zinxhir të qartë komandimi të NATO-s dhe me NATO-n në thelb të saj,” theksoi Strobe Talbott. “Kjo është ajo që do të bëhet. Asnjë kompromis për ato pika. Asnjë negociatë me Beogradin. Ne nuk po flasim me Millosheviqin përveçse në një gjuhë: bombardimet.”

E vërteta e dytë, që Chernomyrdin njohu ishte se nuk do të kishte ndarje të skifterëve nga pëllumbat, asnjë hendek real midis amerikanëve dhe evropianëve që Moska mund ta shfrytëzonte.”[2]

Këtë fakt ia kishte të bërë të njohur përfaqësuesit rus presidenti Martti Ahtisaari, i dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën.

Për fat të keq, Perendimi sot është tejet i përçarë rreth përmbylljes së dialogut për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë. Figurat si Josep Borrell, që ndërkohë ka pozitën e lartë në hierarkinë e BE-së — atë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë [nga 1 dhjetori 2019] dhe Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, janë krejt e kundërta e dyshes perendimore që atebote ishin ulur në villin e Stalinit në Moskë përballë Çernomërdinit [1999] për t’ia përcejll mesazhin historik për bombardimet e NATO-s që e prisnin Serbinë nëse nuk ndërpret dhunën e terrorin shtetëror në Kosovë. Dyshja aktuale e BE-së Borell/Lajçak me masat që po ia imponojnë Kosovës, në emrë të BE-së, duket qartë, kanë misionin që e kishte Milosheviqi — dëmtimin e BE-së dhe ndarjen e NATO-së në dysh!

Pas një rikëndellje që do ta ketë BE-ja, strukturat e saj, [reagimi i deputetëve në Komisionin për Politika të Jashtme tek raportoi Lajçak dhe u paralajmruan masat që e presin Kosoëvn, më jep shpresë se kjo do të ndodhë shpejt], opinioni do t’i mësojë prapaskenat e turpshme të lobit serb brenda ekipit të Borellit, në dëm jo vetëm të Kosovës, po edhe të BE-së. [Fragment i analizës së javës]