Një fitore e ndan Realin nga trofeu në La Liga

Lojtarët e Real Madridit janë në hap për të fituar titullin në Kampionatin spanjoll të futbollit. “Mbretërit” mbrëmë në xhiron e 36-të e mposhtën Granadën në fushën si mysafir me rezultat 2:1 dhe e kthyen dallimin prej katër pikëve në krahasim me konkurrentin për vendin e parë, ekipin e Barcelonës.

Tre pikët Reali në Granada i siguroi pas vetëm pesëmbëdhjetë minura lojë me golat e Fernand Mendit dhe të Karim Benzemas. Deri në fund nikoqirët arritën vetëm të zvogëlojnë rezultatin përmes Darvin Makis.

Në tabelën e La Ligës, Reali është lider me 83 pikë para Barcelonës e cila ka 79. Granada është në vendin e 10-të me 50 pikë. /MIA