Një fëmijë bie nga kati i dytë i një shkolle në Pejë

Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se për shkak të lëndimeve që ka marrë fëmija është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se fëmija është i moshës 13 vjeçare.

Rasti ka ndodhur në shkollen fillore Asdreni në Pejë.