Emri i saj mbushi ballinat e gazetave të Serbisë, të cilat e konsideruan “skandal” këngën e Leonora Jakupit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e hitit, “A vritet pafajësia”, reagoi përmes storieve në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke shkruar: “Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtarë”.
Këngëtarja nga Drenica ka paralajmëruar edhe projektin e radhës të cilin do e publikojë me 17 shkurt për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Edhe nje 💣per inati t’serbisë 17:00 🔥”, kanë qenë fjalët e Leonorës në mbishkrimin e postimit e cila ka zgjedhur një fotografi të saj.
Theksojmë se, kënga “Komandant” u pëlqye më të madhe, teksa menjëherë pas publikimit u shpërnda nga publiku, kolegët dhe fansat e Leonorës.