Një deputet francez dhe një i punësuar në Kuvendin nacional të infektuar me koronavirus

Deputeti francez, Zhan-Luk Rajcer, i zgjedhur si përfaqësues i Rajnës së Epërme (Alzas) dhe një i punësuar në Kuvendin nacional janë infektuar me koronavirus.

Deputeti është hospitalizuar nën kujdes intensiv në Muluz, ndërsa gjendja e tij konsiderohet “serioze”. Shqetësimi në Kuvendin nacional është i madh, duke pasur parasysh se Zhan-Luk Rajcer (68) ka qenë në sallën plenare të Kuvendit nacional, ku ka marrë pjesë të martën në një sesion të pyetjeve të deputetëve. Me atë rast është mbyllur edhe hetimi i brendshëm për identifikimin e personave të cilët kanë qenë në kontakt me të, si dhe me të punësuarin, i cili punonte në bufenë parlamentare.

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze, për momentin në vend janë mbi 400 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa shtatë persona kanë vdekur.