Dy ushtarë turq e humbën jetën në Idlib

Dy ushtarë turq janë vrarë prej forcave të presidentit sirian Bashar Asad në pjesën veriperëndimore të Sirisë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes turke, vetëm disa orë para ndërprerjes së zjarrit, i dakorduar nga Ankaraja dhe Moska.

Dy ushtarë turq e humbën jetën, ndërsa tre janë lënduar pasi forcat siriane qeveritare hapën zjarr në provincën Idlib, kumtoi Ministria turke, duke shtuar se ushtria menjëherë i është përgjigjur sulmit.