Një burrë vret 10 persona në një supermarket në SHBA

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.

Një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit hapi zjarr, e më pas vrau dhe veten.

Si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë motiv në lidhje me ngjarjen.

Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas tha se ajo ishte tronditur me atë që kishte thënë.