A keni parë ndonjëherë një “bankë mbeturinash”? Ka një të tillë në këmbët e malit Kailash në Ali të Xizang-ut. Ajo mbron tokën e pastër të Kailash-it në një mënyrë unike funksionimi.
Kailash, që ka kuptimin “Mbreti i maleve të dëborës” në gjuhën tibetiane, u përket vargmaleve Gangdese dhe është maja kryesore e tyre, me një lartësi prej 6656 metrash. Kailash është vendlindja e katër lumenjve kryesorë në Ngari: Shiquan, Kongque, Maquan dhe Xiangquan. Si një mal i shenjtë fetar i famshëm, Kailash tërheq çdo vit një numër të madh besimtarësh dhe turistësh vendas e të huaj për peizazhin e tij unik natyror e historinë dhe kulturën.
Rritja e besimtarëve dhe turistëve ka në mënyrë të pashmangshme një ndikim të caktuar në mjedis. Për të ruajtur mjedisin e bukur natyror të Kailashit, autoritete vendore ndërtuan një bankë mbeturinash në këmbët e malit Kailash në vitin 2018, duke inkurajuar besimtarët dhe turistët të shkojnë rreth malit e të mbledhin mbeturina gjatë vizitës në këmbim të varëseve, çelësave, peshqirëve, çadrave dhe suvenireve të tjera turistike. Kjo mënyrë ka zgjidhur problemin e grumbullimit dhe transportit të plehrave në pikat piktoreske dhe ka arritur rezultate të mira.
Sipas statistikave, që nga themelimi i saj, banka e mbeturinave ka dhënë më shumë se 5000 dhurata dhe ka grumbulluar më shumë se 50 tonë mbeturina, duke nxitur vazhdimisht entuziazmin e publikut dhe të turistëve të marrin pjesë në nismën për pastrimin e mjedisit, duke ruajtur në mënyrë efektive mjedisin ekologjik të malit Kailash.