Një 16-vjeçar gjendet i vdekur te Banjat e Tetovës

Në rrugën e Banjave të Tetovës është gjetur i vdekur një 16-vjeçar. Prindi i 16-vjeçarit mbrëmjen e djeshme raportoi në polici se djali i tij kishte marrë veturën dhe ishte zhdukur. Vetura e tij bashkë me të ndjerin është gjetur në Banjat e Tetovës, ndërsa për momentin në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë dhe prokurorisë, të cilët po hetojnë rastin.