Nismë për parti të re shqiptare në Maqedoni, ja si do quhet dhe nga kush vjen! (Foto)

Në pah është iniciativë për formim të partisë së re shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Iniciativa vjen nga ish kryetari i FKBSH-së, Gafurr Adili. Adili ka bë të ditur se iniciativës së tij i janë bashkangjitur edhe disa bashkëveprimtarët të tij, mes të cilëve Dervish Alimi dhe Fadil Basha, transmeton Gazeta Lajm.
“Me dy bashkëmendimtarët e mi, (“rrebelat kërçovarë”), ish aktivistë të Lëvizjes Besa, inisiatorë të themelimit të partisë së re:
NDSH (Nacional – Demokratike Shqiptare)”, ka shkruar Adili në facebook, duke paralajmëruar iniciativën.