Thaçi e Jakup Krasniqi sot para Gjykatës në Hagë

Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, do ta kenë paraqitjen e parë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi, i cili ka qenë edhe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqitet në orën 11:00, ndërsa Thaçi, ish-komandant i UÇK-së, do të paraqitet në orën 15:00.

Para Dhomave të Specializuara, më 10 nëntor do të paraqitet edhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa, më 11 nëntor, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.