Nisin përgatitjet për regjistrimin, interesim i lartë për regjistrues dhe instruktorë

Kanë filluar përgatitjet intensive për regjistrimin e popullsisë në shtator. Është hapur shpallja për paraqitje të kandidatëve që do të punojnë si regjistrues dhe instruktorë në terren.

Nga Qeveria thonë se prej dje deri më sot janë paraqitur 640 kandidatë për 50 rajone. Paraqitjet do të vazhdojnë deri më 5 gusht, ndërsa deri më 15 gusht do të bëhet edhe përzgjedhja e regjistruesve dhe instruktorëve të terrenit.

DUSHKO ARSOVSKI-ZËDHËNËS I QEVERISË-(06:51-07:24) https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=Zb59aëlMylY&t=446s
“Vazhdojnë me një tempo të përforcuar përgatitjet për regjistrimin në terren në shtatorë. Në rrjedh është edhe paraqitja e kandidatëve për regjistruesit dhe instruktorët e rajonit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 640 kandidatë që është një përgjigje e madhe, në të gjitha 50 rajonet janë paraqitur kandidatë edhe për regjistrues edhe për instruktorë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 5 gusht sepse do të ketë edhe testime të kandidatëve dhe zgjedhje përfundimtare që do të përfundoi më 15 gusht, sepse më pas do të ndjekin trajnimet”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë./TV21