Nisin lojërat mendore, Klopp: Duket se City do të jetë kampioni i Premier League

Jurgen Klopp duket se ka parë paraqitje shumë të mira të Manchester City në fazën para-sezonale.

Trajneri gjerman i skuadrës së Liverpool, Klopp, nga ajo që ka parë në fazën përgatitore beson se Man City është skuadra favorite për titullin.

“Duket se City do të jetë në fund kampioni i Premier League”, ka thënë Klopp sa i përket garës për titull, përcjell lajmi.net.

“Nëse nuk do të bëheshim kampionë, ata do të kishin tashmë pesë apo gjashtë tituj radhazi. Është çmenduri për këtë vend”, shtoi gjermani.

Manchester City duket se ka ruajtur kiminë e mirë brenda grupit dhe ardhjet e reja po përshtaten mirë me pjesën tjetër. ‘Citizens’ mbrëmë morën fitore ndaj Bayern, në një ndeshje testuese. Haaland ishte realizatori.