Nisin bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus në Bjellorusi kanë nisur.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhaylo Podolyak, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka treguar se çështjet kryesore që do të diskutohen janë armëpushimi i menjëhershëm dhe korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose të bombarduara.