MPB: Në burgun e Shtipit kapen paketime me materie pluhuri

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht në ora 14:07 në SPB-Shtip është raportuar se në burgun e Shtipit në një dërgesë për të dënuarin A.R., autoritetet kanë gjetur disa paketime me materie pluhur.

“Zyrtarët policorë nga SPB-Shtip kanë bërë kontroll dhe materia e pluhurit është marrë për veprime të mëtutjeshme. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.