Nis takimi i liderëve në Presidencë

Ka nisur takimi i liderëve të partive politike tek presidenti Stevo Pendarovski.  Në takim të pranishëm janë liderët politik Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela, Gashi, dhe Kasami. Pos tyre,  në takim janë prezent edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski.  Në takim përveç situatës aktuale me pandeminë, liderët pritet të bisedojnë edhe për datën eventuale të organizimit të zgjedhjeve.