Nis peticioni për të ndryshuar fituesin e Festivalit, fansat e Elvanës protestë para RTSH-së

Fansat e Elvanës nuk pajtohen që ajo të renditet e dyta në Festivalin e RTSH-së.

Këngëtarja Elvana Gjata ishte një nga konkurrentet për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ajo u rendit e dyta me këngën “Me tana” ndërsa e para doli Arilena Ara me “Shaj”.

Me publikimin e votave shihet se juria shqiptare i ka dhënë më pak pikë Elvanës ndërsa ajo e huaj e shpalli fituese të festivalit me pikët e larta.

Kjo si duket i ka shtyrë fansat e Elvanës që të protestojnë para RTSH-së për ta ndryshuar fituesin./Lajmi.net/