Kourtney Kardashian i jep edhe një shans modelit i cili e tradhtoi

Kourtney ka vendosur të jep edhe një mundësi ish të dashurit.

Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima janë padyshim nga çiftet më të komentuara të shoubizit, dyshja arrin të merr vëmendjen e mediave me veprimet e tyre.

Çifti i cili i dhanë fund lidhje në gusht të vitit 2018, kanë vendosur të provojnë sërish. Kujtojmë se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia që Younes i kishte bërë motrës së Kim Kardashian.

Ata u panë së bashku disa ditë më parë në një klub në Miami, ndërsa burime për “People” kanë treguar se Kourtney ka ndërmend t’i japë edhe një tjetër shans ish-it.