Nis debati për propozim-Ligjin e Këshillit të Prokurorëve Publik

Me tensione, akuza dhe kundërakuza ka nisur edhe debati mbi propozim-Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik. 15 deputet të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për fjalë, ndërsa akuzat më të mëdha i adresohen liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për siç thonë shkatërrimin e shtetit të së drejtës. Deputeti Antonio Milloshoski i kujtoi pustetit rastet gjyqësore për të cilat Zaev kishte premtuar epilog të drejtë para ardhjes në pushtet.