Nick Cannon zbulon se po pret fëmijën e 10-të

Nick Cannon është në pritje të një fëmije tjetër.

Përmes ‘Instagramit’, aktori ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së 10-të me modelen. Brittany Bell, transmeton lajmi.net.

Aktori ka publikuar një video bashkë me të dashurën e cila ka shfaqur barkun e rrumbullakosur.

Urime të shumta mori në postimin e tij.

Ndryshe, aktori po bëhet baba për herën e 10-të, pasi ka edhe nëntë fëmijë me lidhjet e tij të mëhershme.

Ky është fëmija i tretë me modelen Bell, pasi së bashku kanë edhe një vajzë dhe një djalë./Lajmi.net/