Juventus duan të kompletojnë huazimin e Paredes, edhe PSG ‘pro’ për të përshpejtuar procedurat

Leandro Paredes me shumë gjasë do të jetë lojtar i skuadrës së Juventus.

Juventus do të bëjnë edhe disa lëvizje para fundit të merkatos, për të qenë më konkurrues në Serie A.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Juventus duan të kompletojnë huazimin me të drejtë blerje për Leandro Paredes, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ synon ta mbyll këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. PSG po ashtu duan të përshpejtojnë marrëveshjen.

Paredes ka njoftuar klubin parisien se prioriteti i tij është kalimi te Juventus.

Marrëveshja për kushtet personale të kontratës është arritur javë më parë mes lojtarit dhe Juves.