Ngritet niveli i ujit në liqenin e Gllazhnjës që furnizon me ujë Kumanovën

Reshjet e paradokohshme të borës në malësinë e Karadakut kanë ndikuar që niveli i ujit në Liqenet akumuluese të Gllazhnjës dhe Likovës të ngritet nga 10 milionë metra kubë ujës sa ishte para disa javësh në 14 milionë metra kubë ujë.

Kompetentët nga Ekonomia e ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës” thonë se kjo sasi e ujit mjafton për nevojat e qytetit, por thonë se gjendje kritike mund të paraqitet gjatë muajit gusht.

Gjithashtu e paqartë do të jetë situata me ujitjen e sipërfaqeve bujqësore me sasi të këtilla akumuluese të ujit. Megjithatë duhet shpresuar në shirat pranverore, të cilat pritet ti eliminojnë të gjitha dilemat rreth furnizimit me ujë të pijshëm.

“Deri në fillim të sezonit presim sasi të reja të ujit , të cilat do të mjaftojnë për ta kaluar edhe këtë sezonë si sezonet e kaluara. Përroska që derdhen në liqenin e Gllazhnjës kanë sasi të mjaftueshme të ujit, të cilat i mbulojnë nevojat për konsumimin e ujit në Kumanovë. Gjatë muajve të ardhshëm presim të reshura të reja të shiut, me të cilat edhe më tepër do të ngroitet niveli i ujit në të dy liqenet”, u shpreh drejtori i ekonomisë së ujrave Oliver Ilievski.

Përshkak të gjendjes momentale me ujë, që nuk mjafton edhe për ujitjen e sipërfaeve bujqësore, bujqit do të marrin njohtime plotësuese nga Ekonomia e ujrave. Nëse nuk do të ketë mjaftueshëm ujë, atëherë do të jenë të paevitueshme reduktimet për ujite.

“Baj pasi është çkyqur pas 31 janarit , sepse për mes tij harxhohen sasi të mjaftueshem të ujit, ndonëse Ujësjellësi i Kumanovës shfrytëzon vetëm 150 mijë metra kubë ujqë nga ky gypsjellës. Mirëpo ne duhet ta mbushim këtë gyp me ujë që të ruhet niveli i duhur i ujit që të mos e sjellim në rrezik Kumanovën”, u theksoi Ilievski.

Ndryshe, kapacitei i të dy liqeneve akumuluese është rreth 26 milionë metra kubë ujë, kurse aktualisht ka rreth 14 milion metra kubë ujë. Ekspertët thonë se mungojnë së paku edhe 4 milionë metra kubë ujë që edhe vera e ardhshme të kalojë pa vështirësi.